Coman bëhet objektiv i PSG-së

  • A.P /
  • 15 December 2021 - 15:27
Coman bëhet objektiv i PSG-së

Gjiganti francez synon ta transferojë futbollistin e Bayernit në verën e vitit tjetër

Paris Saint-Germain ia ka vënë syrin futbollistit të Bayern Munichut, Kingsley Coman.

Për këtë siguron portali italian “Calciomercato”.

25 vjeçari ka kontratë me gjigantin bavarez deri në vitin 2023.

Dhe, kampioni aktual gjerman po heziton t’i ofrojë atij kontratë të re.

PSG-ja ndërkohë shpreson që të përfitojë nga rasti dhe ta transferojë Comanin verën tjetër.

Trajneri Mauricio Pochettino e pëlqen futbollistin, i cili do ta pasuronte fazën ofanzive të ekipit të tij.

Coman në të kaluarën e kishte një eksperiencë edhe në Juventus. 


(Kosova Sot Online)