Man City e nderon me statujë Agueron

  • A.P /
  • 15 December 2021 - 16:47
Man City e nderon me statujë Agueron

Sergio Aguero u largua sot nga futbolli i luajtur si pasoje e problemeve me zemrën të cilit nuk i lejohet të zbresë më në fushë.

Man City, klub ku ai u bë legjendë duke qëndruar për një dekadë, tani ai do të nderohet nga “qytetarët” teksa do t’i ngrejnë një statujë të sulmuesit argjentinas jashtë “Etihad”.

Ndërkohë, Man City ka nderuar mes statujë më parë Vincent Kompany dhe David Silva , personalitete të tjera të mëdha në historinë e klubit. 

Aguero e ka veshur fanellën e Man City 10 sezone, ka bërë 390 paraqitje, ka shënuar 260 gola.


(Kosova Sot Online)