Zyrtare: Në qershor 2022 luhet finalja mes Argjentinës dhe Italisë

  • A.P /
  • 15 December 2021 - 18:27
Zyrtare: Në qershor 2022 luhet finalja mes Argjentinës dhe Italisë

Tashmë është zyrtare, finalja në mes të Argjentinës dhe Italisë do të luhet me 1 qershor të vitit 2022.

CONMEBOL dhe UEFA kanë zyrtarizuar finalen e madhe mes Argjentinës dhe Italisë.

Ka kohë që flitet që më i miri i Evropës, fituesi i Evropianit pra të përballet me fituesin e Kupës së Italisë.

Verën që lamë pas, Italia arriti ta fitojë Evropianin, derisa Lionel Messi me shokë për herë të parë një trofe të rëndësishëm me Argjentinën, Kupën e Amerikës.

Kampionët tani do të përballen mes vete për të përcaktuar kombëtaren më të mirë në botë.

Kjo finale është caktuar të luhet me 1 qershor në vitin 2022 në Londër.

(Kosova Sot Online)