Premierliga nuk ia mbyll dyert tifozëve, por vendos rregulla të reja kundër COVID-19

  • A.P /
  • 15 December 2021 - 18:43
Premierliga nuk ia mbyll dyert tifozëve, por vendos rregulla të reja kundër COVID-19

COVID-19 është duke u përhapur sërish me shpejtësi të madhe nëpër botë sa që mund të qojë sërish në izolim dhe mbyllje të stadiumeve.

Derisa në Gjermani ndeshjet kanë nisur të zhvillohen pa pranin e tifozëve, është raportuar se një gjë e tillë mund të ndodhë edhe në ligat tjera Evropiane.

Sido që të jetë, tani për tani, kjo s’do të ndodhë në Angli, por Premierliga ka vendosur rregulla të reja për të ndaluar përhapjen e këtij virusi.

Përmes një komunikate zyrtare, Premierliga ka bërë të ditur se s’do të lejohet asnjë tifozë në stadium nëse s’do të jetë i vaksinuar ose nëse s’do të ketë test të freskët negativ.

Në Angli shpresojnë t’i ndjekin këto rregulla për të mos e paralizuar futbollin sikur një vit më parë.

(Kosova Sot Online)