Dortmund fiton me dy gola të Haaland

  • A.P /
  • 15 December 2021 - 22:40
Dortmund fiton me dy gola të Haaland

Dortmund ka marrë tri pikë të rëndësishme në Bundesliga.

Dortmundi arriti ta mund 3-0 në shtëpi skuadrën e Greuther Furth.

Erling Haaland shkëlqeu në këtë takim, duke shënuar dy herë.

Ai shënoi për 1-0 nga penalltia në minutën e 33’, derisa për 2-0 shënoi në minutën e 82’.

Golin e fundit e shënoi Malen në minutën e 89’.

Pas këtij dygolëshi, Haaland ngjitet në kuotën e 13 realizimeve në kampionat (kryeson Leeandoeski me 18 gola), ndërsa skuadra pozicionohet në vendin e dytë me 34 pikë, gjashtë më pak se kryesuesit e Bayern. 

(Kosova Sot Online)