S’ka vend për Demir në ekipin e Xavit

  • S.A /
  • 18 December 2021 - 10:00
S’ka vend për Demir në ekipin e Xavit

Barcelona ka vendosur të mos blejë sulmuesin e talentuar Jusuf Demir.

I ardhur në verën e kaluar nga Rapidi i Vjenës në huazim me të drejtë blerjeje, talenti ka luajtur deri tani 9 ndeshje, pjesën më të madhe të të cilave i ardhur nga stoli.

Si e rritën imunitetin kundër viruseve moshat nga 40 deri në 75+?

Megjithatë paraqitjet e tij duket se nuk kanë bindur katalanët dhe Xavi ka vënë veton, duke kërkuar që klubi të mos ushtrojë të drejtën e blerjes së tij, ndaj edhe Demir prej javësh nuk po luan më.

Në kontratën e huazimit, e drejta e blerjes së Demir shndërrohet në detyrim blerjeje nëse futbollisti luan 10 ndeshje deri në janar dhe ndaj Xavi ka vendosur të mos e aktivizojë më.

Ndërkohë për futbollistin janë vënë menjëherë në lëvizje klubet gjermane si Borussia Dortmund e Eintracht Frankfurt, dy skuadra që kanë treguar se dinë të punojnë me lojtarët e rinj dhe t’i promovojnë në nivelet më të larta.

(Kosova Sot Online )