Masvidal e sfidon Paulin: Eja në UFC po guxove, ta thyej nofullën para gjithë botës

  • E.K /
  • 20 December 2021 - 13:20
Masvidal e sfidon Paulin: Eja në UFC po guxove, ta thyej nofullën para gjithë botës

Ylli i UFC-së Jorge Masvidal e ka sfiduar Jake Paulin të kalojë nga ringu i boksit në kafaz, duke thënë se ish-ylli i YouTube nuk mund ta përballojë atë e asnjë luftëtar tjetër të sporteve të përziera marciale.

Paul, i cili u shndërrua në boksier nga një yll i YouTube, e mposhti me nokaut brutal ish-kampionin e UFC-së, Tyron Woodley, të shtunën.

Pas triumfit, Paul i përmendi emrat kryesorë të UFC-së – Masvidal, Conor McGregor, Nate Diaz and Kamaru Usman – si kundërshtarët e tij të mundshëm në të ardhmen.

Por Masvidal i ka reaguar ashpër amerikanit: “Ju nuk mund të më përballoni mua. Nuk mund t’i përballoni as emrat që i përmendet. Unë e di sa paguani ju. Ju flisni për meçe të mëdha, 50 milionë dollarë këtu, 50 milionë dollarë atje. Nëse kjo është e vërtetë, Floyd Mayweather do të kishte pranuar të luftonte me ju, por ai nuk pranoi”.

“Ju nuk sillni të hyra të tilla. Ju jepni bileta falas.”

“Prandaj, më lejoni t’jua them një fshehtësi të vogël për mua, unë luftoj për paratë, ose kundër më të mirëve në botë. Ju nuk jeni asnjëri”, nënvizoi ai.

“Eja në UFC. Nënshkruaje një marrëveshje për një luftë. Do të ta thyej nofullën para gjithë botës. Nëse dëshiron eja këtu më ke”, shtoi ai. 

(Kosova Sot Online)