“Po kalojë çaste të pakëndshme” – Nadal infektohet me Covid-19

  • E. /
  • 20 December 2021 - 14:36
“Po kalojë çaste të pakëndshme” – Nadal infektohet me Covid-19

Rafael Nadal ka njoftuar se ka dalë pozitiv në testin për Covid-19, menjëherë pas rikthimit në Spanjë nga Abu Dhabi, ku mori pjesë në një turne miqësor javën e kaluar.

Tenisti spanjoll, 20 herë fitues i titujve grand slam, njoftoi të hënën në një shkrim në rrjetet sociale se nuk po kalon çaste të mirë pas infektimit me virus.

Të lodhur nga tullacia? Flokët rriten për 7 ditë!

“Po kaloj disa çaste të pakëndshme, por shpresoj se do të përmirësohemi pak nga pak. Tani jam në atdhe dhe i kam njoftuar për rezultatin e testit personat që ishin në kontakt me mua së fundmi”, njoftoi Nadal.

Nadal kishte thënë pas turneut në Abu Dhabi se nuk ishte i sigurt nëse do të merrte pjesë në grand slamin Australian Open muajin e ardhshëm.

Rikthimi i tij nga lëndimi në këtë turne, i cili ishte i pari për të që prej gushtit, përfundoi me dy humbje ndaj Andy Murray dhe Denis Shapovalov.

(Kosova Sot Online)