Njihuni me ekipin më të dobët në elitën e futbollit evropian këtë sezon

  • S.A /
  • 22 December 2021 - 11:52
Njihuni me ekipin më të dobët në elitën e futbollit evropian këtë sezon

Shtatëmbëdhjetë ndeshje të zhvilluara. 14 humbje. 49 gola të pranuara dhe në fund të tabelës me vetëm pesë pikë. Greuther Furth nuk po thyen vetëm rekorde në Bundesligë për arsye të gabuara, por po ashtu e mban titullin e padëshirueshëm për ekipin më të dobët në elitë në të gjitha ligat kryesore evropiane.

Ekipi bavarian i sapopromovuar në elitë, i cili i kishte fituar tre tituj të kampionatit gjerman nga vitet 1914 deri më 1930 në epokën para Bundesligës, ka pikë më pak se çdo ekip tjetër në pesë ligat e mëdha evropiane këtë sezon, duke u renditur e fundit në tabelë me vetëm pesë pikë nga 17 ndeshje.

Ecuria e këtij ekipi prej 14 ndeshjeve pa fitores nënkupton se Furth e ka bërë fillimin më të dobët të sezonit në historinë e Bundesligës, para se një fitore 1:0 kundër Union Berlin t’ia jepte fund asaj ecurie. Ajo është fitorja e vetme e Furth deri tani këtë sezon. Gjendja në klub gjatë muajve të fundit u përkeqësua aq shumë saqë trajneri Stefan Leitl i bëri lutje publikut të mos ndiej keqardhje për ekipin e tij. “Për golin e radhës: duartrokisni në vend se të ndieni keqardhje”, ishte titulli i një reviste për një tregim rreth Furth. Nuk ka pasur shumë duartrokitje, pasi me vetëm 13 gola të shënuara, madje edhe tifozët kundërshtarë janë të pasigurt se a të brohorisin për golin e katër apo pestë kundër Furth. Furth e preku fundin kur u shkatërruar plotësisht 7:1 nga Bayer Leverkusen në fillim të dhjetorit. Drejtuesit e klubit ua kanë shkurtuar pushimin e Krishtlindjes lojtarëve, duke i thirrur ata në stërvitje nga 27 dhjetori për t’u përgatitur në përpjekje për ta shmangur rënien nga Bundesliga. Furth është 13 pikë larg zonës së shpëtimit. 

(Kosova Sot Online )