Dallimi mes hetimeve ndaj Interit dhe Juventusit për fitimet kapitale

  • S.A /
  • 22 December 2021 - 12:22
Dallimi mes hetimeve ndaj Interit dhe Juventusit për fitimet kapitale

Guardia di Finanza, agjencia italiane për sundim të ligjit, është duke i hetuar fitimet kapitale të Interit, por ka disa dallime me hetimet që është duke i bërë ndaj Juventusit për të njëjtën çështje.

Policia italiane për financa i kontrolloi zyrat e Interit të martën në mëngjes.

Zyra e Prokurorit Publik të Milanos, me urdhër të zëvendësprokurorit Giovanni Polizzi, e nisi një hetim ndaj llogarive financiare të Interit pas një raporti të dërguar nga Guardia di Finanza i cili sugjeroi disa kritika në deklarimet financiare të klubit.

Po ashtu, Zyra e Prokurorit Publik të Torinos e hapi një hetim ndaj Juventusit javë më parë. Disa ish-drejtorë dhe drejtorë të tanishëm të klubit janë nën hetime, përfshirë presidentin Andrea Agnelli dhe zëvendëspresidentin Pavel Nedved.

Në anën tjetër, Interi ka sqaruar se asnjëri nga drejtorët e vet të tanishëm nuk janë nën hetime.

“Asnjë punonjës i Interit nuk është nën hetime. Asnjë aktakuzë nuk është formalizuar. Siç e bën të qartë edhe njoftimi i Prokurorisë, këto janë thjesht hetime preliminare”, thuhet në njoftimin e Interit.

Mediat italiane theksojnë se kontrolli që Guardia di Finanza e kreu në zyrat e Interit ishte thjesht me synim për të zbuluar diçka dhe se telefonat e drejtorëve të klubit nuk janë përgjuar, gjë që ka ndodhur me ata të Juventusit. 

(Kosova Sot Online )