Rrahmani, pasi u shpall më i miri: “Ka qenë viti më i mirë në karrierë”

  • A.P /
  • 22 December 2021 - 18:02
Rrahmani, pasi u shpall më i miri: “Ka qenë viti më i mirë në karrierë”

Kapiteni i Kombëtares së Kosovës, Amir Rrahmani, është shpallur nga Federata e Futbollit të Kosovës lojtari më i mirë për vitin 2021.

Për shkak të ndeshjes që do të luajë sonte me Napolin, Amiri s’ka qenë prezent, por nga Napoli ka dërguar mesazh falënderimi për të gjithë ata që besuan te kapiteni i Dardanëve.

“Faleminderit për besimin që ma kenë dhënë, për mu është një privilegj dhe një shtysë që të punoj edhe më shumë për të ardhmen”, tha ai.

“Po e mbyllim një vit jo edhe aq të mirë për kombëtaren sepse kemi pritur rezultate më të mirë, por futbolli e ka kështu. Duhet të besojmë që në të ardhmen të kualifikojmë Kosovën në Evropian ose botëror, pse jo”.

Për mua ka qenë viti më i suksesshëm, ndoshta më i miri në karrierën time, por besoj se është vetëm fillimi, pse kur arrin në këto niveli gjithmonë mundohesh të përmirësohesh sa më shumë”.

“Faleminderit edhe njëherë për besimin dhe shpresoj që të kthemi më të fortë në kualifikimet e ardhshme, ju përshëndes të gjithëve”. 


(Kosova Sot Online)