Lazio triumfon ndaj Venezias

  • A.P /
  • 22 December 2021 - 19:09
Lazio triumfon ndaj Venezias

Lazio ka arkëtuar pikët e plota në udhëtim ndaj Venzeias.

Skuadra e Maurizio Sarriti arriti të fitojë ndeshjen me rezultat komod 1 – 3.

Pedro kaloi mysafirët në epërsi pas vetëm tre minutave epërsi pas asistimit të Marusic (3′).

Ndërsa, vendasit arritën të barazojnë rezultatin me anë të Forte (30′), rezultat me të cilin u mbyll kjo pjesë.

Ishte sërish Lazio, që në fillim të pjesës së dytë kaloi në epërsi. Këtë herë Acerbi riktheu avantazhin e mysafirëve (48′).

Fitoren e Lazios e vulosi Luis Alberto në fundin e ndeshjes (90+5).

Ylli i Kosovës, Vedat Muriqi qëndroi në stol gjatë tërë kohës, me Sarrin që nuk i jep mundësinë të tregojë kualitetin.

Lazio me këtë fitore, renditët në pozitën e tetë me 31 pikë, derisa Venezia qëndron në pozitën e 16-të me 17 sosh.


(Kosova Sot Online)