Pamje: Ramos përjashtohet në paraqitjen e tretë për PSG-në

  • s. /
  • 23 December 2021 - 09:25
Pamje: Ramos përjashtohet në paraqitjen e tretë për PSG-në

Sergio Ramos u përjashtua nga loja me karton të kuq në vetëm paraqitjen e tretë për Paris Saint-Germainin të mërkurën në barazimin me Lorient në udhëtim.

Ish-ikona e Real Madridit është duke përjetuar kohë të vështira në kryeqytetin francez deri tani, për shkak se telashet fizike ia kanë kufizuar dukshëm mundësitë për të luajtur.

Ramos e mbylli vitin 2021 duke u përjashtuar nga fusha e lojës pas dy kartonëve të verdhë, pasi ishte futur në lojë si zëvendësues pas pjesës së parë.

Por Ramos nuk është i panjohur për ndëshkimet nga gjyqtarët.

Kartoni i kuq i së mërkurës ishte i 27-ti në karrierë për Ramosin, që është rekord në shekullin e 21-të.

Ramos u ndëshkua dy herë me karton të verdhë brenda katër minutave, së pari për protestë ndaj një vendimi të gjyqtarit dhe pastaj pasi bëri faull ndaj Terem Igobor.

Mauro Icardi e shpëtoi skuadrën e Mauricio Pochettinos nga disfata, duke shënuar në minutat shtesë për ta siguruar një barazim 1:1. 

(Kosova Sot Online )