Januzaj mes West Hamit dhe Barcelonës, me këtë të fundit që shihet më e avantazhuar për të fituar shërbimet e tij

  • S.A /
  • 23 December 2021 - 16:38
Januzaj mes West Hamit dhe Barcelonës, me këtë të fundit që shihet më e avantazhuar për të fituar shërbimet e tij

Adnan Januzaj është në sezonin e fundit të kontratës me Real Sociedad dhe deri tani ka refuzuar të gjithë ofertat për rinovim.

Nga janari ai është i lirë të zgjedhë vetë të ardhmen dhe për këtë arsye ofertat nuk i mungojnë.

Sipas mediave britanike, dëshira e ish lojtarit të Manchester United është që të rikthehet në Ligën Premier dhe ka pasur negociata paraprake me londinezët e West Hamit, megjithatë një ofertë e orëve të fundit mund t’i ndryshojë mendjen.

Bëhet fjalë për Barcelonën, që dëshiron të shfrytëzojë faktin që 26-vjeçari do të jetë një lojtar i lirë nga muaji qershor dhe është gati t’i ofrojë një kontratë joshëse për pesë sezonet e ardhshme.

Trajneri Xavi e njeh mirë Januzajn dhe prej javësh ka monitoruar paraqitjet e tij me baskët e Real Sociedad, ndaj duket i bindur që mund ta përfshijë lojtarin belg në lojën e katalanëve.

Për më tepë, një tjetër ndikim ka edhe fakti që Januzaj mund të transferohet në “Camp Nou” me parametra zero dhe gjithashtu ka aktualisht një pagë prej 1.8 milionë eurosh në sezon.

Drejtuesit e Barcelonës mund ta joshin me një shifër jo më të lartë se 3 milionë euro në vit.

(Kosova Sot Online )