“Xixa” mes Dajës dhe Osmanit, çfarë ndodhi në tunelin e “Air Albania”

  • A.P /
  • 23 December 2021 - 21:07
“Xixa” mes Dajës dhe Osmanit, çfarë ndodhi në tunelin e “Air Albania”

Pjesa e parë e derbit të kryeqytetit u mbyll me rezultatin 0-1 për Tiranën, që kaloi në avantazh falë golit me kokë të Florian Përgjonit në minutën e 27-të.

Tensioni dhe adrenalina janë të mëdha në përballjen më të rëndësishme të Abissnet Superiores, pasi askush nuk dëshiron të dështojë në këtë takim.

Një episod interesant ndodhi në tunelin e dhomave të zhveshjes, me trajnerin Ilir Daja që u kap nga kamerat e Supersport duke u thënë diçka arbitrave.

Trajneri i Partizani vijoi diskutimin me Tefik Osmanin, drejtorin sportive të Tiranës, të cilin e ka pasur edhe futbollist te Skënderbeu e Elbasani. 


(Kosova Sot Online)