18 pikë para Barçës, 17 para Atleticos, por Ancelotti thotë se Reali “nuk e ka titullin në xhep”

  • S.A /
  • 24 December 2021 - 12:26
18 pikë para Barçës, 17 para Atleticos, por Ancelotti thotë se Reali “nuk e ka titullin në xhep”

Real Madridi është duke shfrytëzuar shumë mirë dobësitë e Barcelonës dhe Atletico Madridit, duke u shkëputur në La Liga. Pas 18 xhirove, Reali është shkëputur në 18 pikë me Barcelonë, derisa 17 me Atletico Madridin, këto dy të fundit kanë nga një ndeshje më pak të zhvilluar. Sido që të jetë, Carlo Ancelotti e konsideron të rrezikshme dhe në luftë për titull edhe Sevillën, që është tetë pikë prapa dhe me një ndeshje më pak të zhvilluar andaj sipas tij, La Liga s’ka mbaruar.

“Reali e ka një gjysmë të La Ligës në xhep? Unë nuk mendoj kështu, jo. Ne kemi një avantazh të vogël dhe është e vërtetë që disa kundërshtarë, si Atlético apo Barça, janë disi më larg. Por jo Sevilla, për shembull. LaLiga është një garë shumë e komplikuar sepse nuk mund të thuash kurrë se ka një lojë të lehtë. Ka shumë skuadra të mira. Të gjitha skuadrat kanë cilësi të mirë të lojës dhe asgjë nuk dihet”, u përgjigj ai.

(Kosova Sot Online )