
Barcelona kërkon zgjidhje për De Jong, holandezi drejt klubit tjetër spanjoll

Aventurës së Luuk de Jong te Barcelona duket se i ka ardhur fundi. Ekipi tjetër spanjoll, Cadiz është afër transferimit të qendërsulmuesit holandez.
E vetmja gjë që mbetet është aprovimi i lojtarit për kompletimin e marrëveshjes.
Mundo Deportivo raporton se shefi i Cadiz, Alvaro Cervera më në fund do ta marrë lojtarin që e kërkonte një kohë të gjatë.
Lajmet e fundit ishin se Diego Costa do të shkonte te Cadiz, por si duket tashmë klubi ka bërë zgjedhjen
De Jong erdhi te Barcelona si zgjidhje e përkohshme në fund të afatit kalimtar veror, por me ardhjen e Xavit, atij iu bë e qartë se nuk është në planet e klubit.
Që nga ardhja e trajnerit spanjoll, Luuk de Jong ka luajtur vetëm tetë minuta.
(Kosova Sot Online)