
Man City kërkon ta mbyll vitin në vendin e parë, takohet me Leicesterin

Janë publikuar formacionet zyrtare të ndeshjes Manchester City- Leicester, e vlefshme për xhiron e 19-të në Premierligë.
Ekipi i Guardiolas me fitore sot do të mbetej në vendin e parë për këtë vit.
Manchester City është i pari në renditjen tabelare me 44 pikë, tri më shumë se Liverpooli që nuk luan sot për shkak se ndeshja e tyre me Leeds është shtyrë.
Në anën tjetër, Leicesteri gjendet në vendin e nëntë me 22 pikë.
(Kosova Sot Online)