Lacazette do të largohet nga Arsenali

  • A.P /
  • 27 December 2021 - 15:18
Lacazette do të largohet nga Arsenali

Sulmuesi francez pritet t’i japë fund eksperiencës me londinezët gjatë verës së ardhshme

Alexandre Lacazette do të largohet nga Arsenali gjatë verës tjetër.

Për këtë siguron mediumi francez “L’Equipe”.

30 vjeçarit i kanë mbetur vetëm edhe gjashtë muaj në kontratën e tij dhe në fund të sezonit do të jetë lojtar i lirë.

Bëhet e ditur se “Gunners” janë të interesuar ta vazhdojnë bashkëpunimin me përfaqësuesin francez.

Sidoqoftë, lojtari besohet se lojtari mendon se mund ta fitojë një kontratë afatgjate diku tjetër.

E ardhmja e Lacazette mund të lidhet me La Ligan ose me Serie A.

Më pak i mundshëm është transferimi i tij në një klub tjetër të Premierligës. 

(Kosova Sot Online)