“Një grup i qaramanëve” – Neville i gozhdon lojtarët e Man Unitedit për paraqitjet e dobët ndaj Newcastle

  • S.A /
  • 28 December 2021 - 10:32
“Një grup i qaramanëve” – Neville i gozhdon lojtarët e Man Unitedit për paraqitjet e dobët ndaj Newcastle

Gary Neville i ka quajtur qaramanë lojtarët e ish-klubit të vet, Manchester United, në barazimin e tyre zhgënjyes në një paraqitje tejet të dobët kundër Newcastle Unitedit të hënën.

Edinson Cavani erdhi nga stoli për ta shënuar golin e barazimit në pjesën e tij, pas një paraqitje tejet të dobët nga vizitorët kohë pas kohe , gjatë të cilës ata ia dhuruan pjesërisht golin hapës në ndeshje sulmuesit Saint-Maximin.

Gjatë shumicës së ndeshjes, djajtë e kuq e humbën topin vazhdimisht, dështuan në ndërhyje ndaj kundërshtarëve dhe nuk ishin në gjendje ta kërcënonin mbrojtjen e përkushtuar dhe disiplinuar vendase.

Goli i Cavanit bëri që Rangnick të mos e pësonte humbjen e parë si trajner i përkohshëm, por një pikë e fituar të hënën nuk i ndihmon aspak Unitedit në synimin për top katërshe në Premierligë.

“Nuk ka trysni e as nguti nga ana e tyre. Ata e humbën çdo betejë të kësaj ndeshjeje. Ishte një paraqitje vërtet e dobët”, tha Neville, një legjendë e djajve të kuq.

“Asnjë gjë nuk ka shkuar siç duhet si ekip”.

“Ata janë një grup lojtarësh qaramanë. Shikoji në fushë. Duart në ajër duke u ankuar për çdo gjë. Ata ishin shkaktarë i shkarkimit të trajnerit të fundit dhe do të jenë shkaktarë të shkarkimit të shumë trajnerëve, nëse vazhdojnë kështu”, shtoi ai.

Unitedi është shtatë pikë larg vendit të katërt, Arsenalit, por i ka dy ndeshje në dispozicion për t’i zhvilluar.

(Kosova Sot Online )