Kosovari Liridon Krasniqi rikthehet në Kedah?

  • S.A /
  • 28 December 2021 - 12:31
Kosovari Liridon Krasniqi  rikthehet në Kedah?

Mesfushori kosovar mund të rikthehet në klubin nga Malajzia, me të cilin e arriti kulmin e karrierës

Liridon Krasniqi mund të rikthehet në Malajzi.

Futbollisti kosovar i provoi disa eksperienca jashtë këtij shteti, por nuk ia doli ta tregonte veten.

Në fillim të këtij viti ishte transferuar në ekipin australian, Newcastle Jets.

E më pas në skuadrën indiane, Odisha FC.

Megjithatë, u largua shpejt prej tyre.

E tash po flitet se ish-përfaqësuesi i Shqipërisë dhe Kosovës mund të rikthehet në Ligën e Malajzisë.

Më saktësisht, ai pritet t’i bashkohet ish-klubit të tij, Kedah, aty ku e kishte arritur kulmin e karrierës.

29 vjeçari pritet ta zë vendin e Baddrol Bakhtiar, i cili u largua së fundmi nga klubi.

Krasniqi i ka realizuar 34 gola në 117 paraqitje në M League me Kedah.

Ai i mbrojti ngjyrat e këtij ekipi në periudhën 2015-2018.

Gjithashtu, këtë vit Krasniqi u bë edhe pjesë e Kombëtares së Malajzisë pasi e mori nënshtetësinë e këtij vendi.

Ai ndërkohë ka luajtur edhe në ekipet tjera ta Malajzisë, Melaka United e Johor Darul Ta’zim.

(Kosova Sot Online )