Shtyhet edhe një ndeshje tjetër e Premierligës

  • S.A /
  • 29 December 2021 - 09:10
Shtyhet edhe një ndeshje tjetër e Premierligës

Një tjetër ndeshje e Premierligës është shtyrë për shkak të Covid-19, bëhet fjalë për sfidën e javës së 20-të mes Everton dhe Newcastle në program për t’u luajtur të enjten e 30 dhjetorit.

Sipas raportimeve të mediave angleze sfida është shtyrë për faktin se disa lojtarë të Newcastle që një ditë më parë barazoi 1:1 ndaj Manchester United janë infektuar me koronavirus, ndërkohë që Newcastle ka edhe mungesa për shkak dëmtimesh.

Everton – Newcastle është sfida e 3-të e javës së 20-të që shtyhet për shkak të Covid, pas Arsenal – Wolves dhe Leeds – Aston Villa.

(Kosova Sot Online )