Shpërthen koronavirusi edhe në Camp Nou: Barcelona mbetet me vetëm 9 futbollistë

  • S.A /
  • 29 December 2021 - 13:38
Shpërthen koronavirusi edhe në Camp Nou: Barcelona mbetet me vetëm 9 futbollistë

Barcelona ka njoftuar se edhe tre futbollistë të tjerë të ekipit të parë kanë dalë pozitivë në testin për Covid-19, duke e çuar në shtatë numrin e futbollistëve të prekur nga koronavirusi në klub këtë javë. Gavi, Samuel Umtiti dhe Ousmane Dembele iu bashkuan Clement Lengletit, Alejandro Baldes, Dani Alvesit dhe Jordi Albas në listën e lojtarëve të Barçës të prekur nga Covid-19. Barcelona njoftoi se në testet e bëra këtë të mërkurë për koronavirus, Gavi, Umtiti dhe Dembele dolën pozitivë.

Infektimi i tyre me virus vjen në prag të ndeshjes së parë të skuadrës së Xavit në vitin 2022, kundër Mallorcas të dielën më 2 janar. Por ata nuk janë lojtarët e vetëm në të cilët Xavi nuk do të mundë të llogarisë në këtë kohë. Sergio Busquets mungon shkaku i kartonëve, ndërsa  Ansu Fati, Pedri, Memphis Depay, Martin Braithwaite dhe Sergi Roberto mungojnë shkaku i lëndimeve. Kjo nënkupton se ndeshja e Barcelonës në fundjavë kundër Mallorcas në udhëtim mund të shtyhet. 

(Kosova Sot Online )