Ibrahimovici humb në garë për çmimin “Lojtari më i Mirë Suedez”

  • A.P /
  • 29 December 2021 - 14:58
Ibrahimovici humb në garë për çmimin “Lojtari më i Mirë Suedez”

Mesfushori i RB Leipzig, Emil Forsberg, është shpallur Lojtari më i Mirë Suedez për vitin 2021, duke e mposhtur  sulmuesin e Milanit Zlatan Ibrahimovic në garë për futbollistin më të mirë suedez në 12 muajt e fundit.

Ibrahimovic e ka fituar plot 12 herë çmimin “Lojtari më i Mirë Suedez i Vitit” gjatë karrierës së tij të bujshme

40-vjeçari i ka ndihmuar Milanit të luftojë për titull në Serie A që prej se u kthye në San Siro në janar të vitit 2020 nga La Galaxy, duke i ndihmuar të përfundojë në vendi ne dytë në Serie A sezonin e kaluar dhe ta sigurojë pjesëmarrjen në Ligën e Kampionëve pas një mungese shtatëvjeçare.

Ai i ka bërë shtatë gola dhe dy asiste në 11 paraqitje në Serie A deri tani këtë sezon.

Megjithatë, Ibra e zuri vetëm vendin e dytë në garë për lojtarin më të mirë suedez për vitin 2021, një çmim që e kishte fituar 10 herë radhazi, nga viti 2007 deri më 2016.

Për këtë çmim voton një juri e përbërë nga gazetarë dhe reporterë të sportit në Suedi dhe Forsberg e fitoi atë për herë të parë, pasi sezonin e kaluar i shënoi nëntë gola dhe gjashtë asiste.

Këtë vit, ai i ka shënuar gjashtë gola për RB Leipzig.

Ibrahimovic mban rekordin për më së shumti çmime dhe duket pothuajse e pamundur që ky rekord të thyhet, pasi 40-vjeçari i ka fituar 12 të tillë në përgjithësi.

Pas tij vijnë Victor Lindelof, Fredrik Ljungberg, Tomas Brolin, Patrik Andersson, Glenn Hysen, Ronnie Hellstrom, Henrik Larsson dhe Glenn Stromberg me nga dy.

(Kosova Sot Online)