Ancelotti ende i nervozuar me humbjen nga Getafe, “shpëtohen” vetëm 4 lojtarë

  • A.P /
  • 04 January 2022 - 19:17
Ancelotti ende i nervozuar me humbjen nga Getafe, “shpëtohen” vetëm 4 lojtarë

Nuk do të ketë rrotacione të mëdha në Copa del Rey.

Zakonisht, në gara të tilla, sidomos në këtë rund, Real Madridi linte shumicën e lojtarëve të ekipit të parë në shtëpi, duke luajtur me rezervistë dhe lojtarë të akademisë.

Por, kundër Alcoyano të mërkurën nga ora 21:30, do të jenë pothuajse më të mirët në fushë.

Carlo Ancelotti i ka lënë në shtëpi vetëm Luka Modricin, Ferland Mendyn, Thibaut Courtois dhe Karim Benzeman, të gjithë të tjerët janë të ftuar, përjashtuar Bale e Carvajal të dëmtuar dhe Vinicius që kishte rezultuar me COVID-19.

Të ftuarit:

Portier: Lunin, Fuidias y Diego.
Mbrojtës: E. Militão, Alaba, Vallejo, Nacho, Marcelo y Rafa Marín.
Mesfushorë: Kroos, Casemiro, Valverde, Lucas V., Ceballos, Isco, Camavinga y Peter.
Sulmues: Hazard, Asensio, Rodrygo y Mariano.

(Kosova Sot Online)