Liverpool-Arsenal në dyshim: Ndihmëstrajneri Lijnders me Covid-19, Klopp në izolim

  • S.A /
  • 05 January 2022 - 12:56
Liverpool-Arsenal në dyshim: Ndihmëstrajneri Lijnders me Covid-19, Klopp në izolim

Ndihmëstrajneri i Liverpoolit Pepe Lijnders, ka dalë pozitiv në testin për Covid-19, duke e futur edhe më shumë në dyshim ndeshjen e së enjtes kundër Arsenalit në Carabao Cup.

Lijnders e ka drejtuar skuadrën e Liverpoolit përkohësisht derisa trajneri Jurgen Klopp është në izolim dhe sot pritej të mbante konferencë për media në mungesë të Kloppit.

Por konferenca për media u anulua, pasi Liverpooli konfirmoi se Lijnders është infektuar me koronavirus.

Liverpooli kishte kërkuar formalisht që ndeshje e parë gjysmëfinale kundër Arsenalit, e paraparë për këtë të enjte, të anulohej pasi rritja e rasteve me virus bëri që të anulohej edhe stërvitja e së martës.

Trajneri Klopp dhe tre lojtarë Alisson Becker, Roberto Firmino dhe Joel Matip munguan në barazimin 2:2 me Chelsean në fundjavë për shkak të infektimit me virus.

(Kosova Sot Online )