Kylian Mbappe ka arritur 200 gola në karrierë me vetëm 23 vite mbi supe

  • 05 January 2022 - 16:48
Kylian Mbappe ka arritur 200 gola në karrierë me vetëm 23 vite mbi supe

Kylian Mbappe e ka nisur vitin 2022 në një mënyrë të ngjashme me atë se si e përfundoi vitin e kaluar kalendarik, pasi ka shënuar het-trik kundër Vannes në Coupe de France, pasi shënoi një dygolësh në raundin e kaluar kundër SC Feignies.

PSG i fitoi të dyja ndeshjet dhe u kualifikua për në fazën tjetër, ku do të përballet me Nice, ndërsa Mbappe tani ka 200 golat në karrierë.

Francezi deri tani ka shënuar 201 gola në 309 ndeshje për Monacon, PSG dhe Kombëtaren e Francës. Mbappe shënoi 27 gola në 60 ndeshje sa ishte në Monaco dhe ka gjetur rrjetën 24 herë në 53 duele për “Les Blues”, ndërsa numri i tij te PSG-së tani është 150 gola në 196 ndeshje.

Sa i përket PSG-së, tani vetëm Edinson Cavani (200 gola) dhe Zlatan Ibrahimovic (156 gola) kanë shënuar më shumë herë sesa Mbappe si lojtar i PSG-së (150).

Ndërkohë, asnjë lojtar nuk ka arritur 30 gola në Ligën e Kampionëve në moshën e tij dhe është gjithashtu lojtari më i ri që ka shënuar 100 gola në Ligue 1.

Mbappe deri më tani ka shënuar 31 gola në Evropë dhe 116 në ligën franceze. Ai gjithashtu ka nevojë për vetëm katër gola të tjerë për të qenë pjesë e 10 golashënuesve më të mirë të të gjitha kohërave të Francës.

Mbappe ka shënuar tashmë 15 gola dhe ka dhënë 15 asistime në 24 ndeshje për PSG-në këtë sezon.

Kontrata e tij zgjat deri në qershor, me Real Madridin që ka shprehur interesimin e tyre për të blerë shërbimet e tij. 

(Kosova Sot Online )