Man Utd përballet me një eksod të lojtarëve, 17 yje të pakënaqur mund të largohen këtë vit

  • S.A /
  • 06 January 2022 - 11:58
Man Utd përballet me një eksod të lojtarëve, 17 yje të pakënaqur mund të largohen këtë vit

Klubi anglez, Manchester United  po përballet me një eksod të lojtarëve nga Old Trafford që mund të arrijë deri në 17 futbollistë para fillimit të sezonit të ardhshëm. Morali në klub është në një pikë të ulët pasi trajneri i përkohshëm Ralf Rangnick trashëgoi një zhveshtore të ndarë në dysh nga Ole Gunnar Solskjaer. Sipas mediumit britanik Daily Mail, një total befasues prej 17 lojtarësh thuhet se janë të pakënaqur me situatën e tyre te Unitedi.

Shumë prej tyre – përfshirë disa yje – janë nën kontratë dhe nuk do të lejohen të largohen, por ende pritet të ketë një numër të konsiderueshëm largimesh gjatë tetë muajve të ardhshëm. Rangnick është bërë i vetëdijshëm për situatën pas një serie takimesh me lojtarët për të diskutuar të ardhmen e tyre.

Anthony Martial do të largohet si huazim këtë muaj, ndërsa Paul Pogba dhe Jesse Lingard nuk kanë treguar prirje për të rinovuar kontratat të cilat do të mbarojnë në fund të qershorit, duke u mundësuar që të dy të largohen si lojtar të lirë.

Edinson Cavanit i është thënë se ai nuk mund të largohet në janar, por ai gjithashtu do të jetë një lojtar i lirë në verë së bashku me Juan Mata.

Donny van de Beek, Dean Henderson dhe Eric Bailly janë të gjithë të pakënaqur për mungesën e kohës së lojës dhe janë të hapur për largim në fund të sezonit.Nemanja Matic, Fred dhe Diogo Dalot do të hyjnë të gjithë në vitin e fundit të kontratave të tyre në verë, megjithëse United ka opsionin për të zgjatur marrëveshjet e Fred dhe Dalot me 12 muaj të tjerë.

Axel Tuanzebe është gjithashtu nën kontratë deri në vitin 2023 me opsionin e një zgjatjeje për 12 muaj, ndërsa Phil Jones pritet të largohet pasi luajti së fundmi për herë të parë pas më shumë se një viti.

(Kosova Sot Online )