Coutinho në Aston Villa? Gerrard nuk përjashton asgjë: “Së shpejti do ta kuptoni…”

  • A.P /
  • 06 January 2022 - 18:20
Coutinho në Aston Villa? Gerrard nuk përjashton asgjë: “Së shpejti do ta kuptoni…”

Steven Gerrard e ka pranuar haptazi se do të dëshironte ta kishte te Aston Villa Philippe Coutinhon.

Ai nuk i ka mohuar thashethemet që e lidhin mesfushorin e Barcelonës me Aston Villën.

“Është lojtar fantastik, e quajnë magjiku për diçka”, tha Gerrard, trajneri i Villas.

“Flitet për shumë emra… kur të ketë diçka konkrete tifozët tanë do të marrin vesh të parët”.

Coutinho nuk është i lumtur në Camp Nou, nuk pëlqehet as nga Xavi Hernandez dhe është koha që të largohet për një tjetër aventurë. 

(Kosova Sot Online)