Ceballos ia bëri “gropën” vetes, gjesti me Ancelottin që mund t’i kushtojë shumë

  • A.P /
  • 06 January 2022 - 18:36
Ceballos ia bëri “gropën” vetes, gjesti me Ancelottin që mund t’i kushtojë shumë

Nuk ka vend në skuadër, për të luajtur në ekipin e Carlo Ancelotit, Ceballosit i është kërkuar punë dhe përkushtim.

Mesfushori spanjoll e ka bërë që tani të kundërtën.

Ai qëndroi shumë muaj jashtë fushave për shkak të një dëmtimi të rëndë dhe në momentin e rikthimit, ka prishur marrëdhëniet me trajnerin Ancelotti.

Në ndeshjen e Kupës së Mbretit mbrëmë ku Reali fitoi 3-1, Ceballos ka reaguar me një gjest aspak të hijshëm e që mund t’i kushtojë në vazhdimin e kampionatit, pasi edhe ashtu, ai s’ka qenë në planet e Ancelottit.

Në minutën e 82-të, ndihmësi i Realit i kërkoi gjyqtarit për të bërë zëvendësim, kjo e irritoi Ancelottin që i tha të priste, derisa edhe më shumë e irritoi Ceballosin që reagoi në një mënyrë të çuditshme.

Ky mllef i Ceballos kishte ardhur disa minuta më herët, kur shihte Kroosin e Iscon duke u bërë gati, teksa atij nuk po i jepnin minutat që kërkon.

Sido që të jetë, veprimi i spanjollit nuk është aspak i hijshëm dhe Ancelotti mund ta ndëshkojë edhe më shumë, duke mos i dhënë minuta.

Ai luajti në atë ndeshje pak minuta, hyri në atë të 86-të. 


(Kosova Sot Online)