Serie A e vendosur, do të luhen të gjitha ndeshjet të dielën

  • S.A /
  • 07 January 2022 - 10:40
Serie A e vendosur, do të luhen të gjitha ndeshjet të dielën

Serie A është e vendosur, s’ka më shtyrje të ndeshjeve.

Për shkak të COVID-19, autoritetet lokale shëndetësore i detyruan të anulojnë disa takime të enjten, përfshirën sfidën e Interit.

Por, Seria A ka miratuar një protokoll të ri dhe këmbëngul që të gjitha ndeshjet e ligës duhet të luhen të dielën e ardhshme, duke fajësuar autoritetet lokale shëndetësore për ndeshjet që u anuluan dje.

Protokolli i ri i Serie A thotë se ndeshjet duhet të zhvillohen nëse 13 lojtarë janë të gatshëm për të zbritur në fushë, përfshirë një portier.

Roma vs Juventus dhe Inter vs Lazio, janë derbit e zhiros së 21-të që janë parashikuar të zhvillohen të dielën nga ora 18:30 dhe 20:45. 

(Kosova Sot Online )