Tre klube të Serie A pas Nedim Bajramit

  • S.A /
  • 07 January 2022 - 14:34
Tre klube të Serie A pas Nedim Bajramit

Nedim Bajrami po shkëlqen në Serie A.

Mesfushori shqiptar e nisi vitin me gol, duke i shënuar gol Lazios në sfidën e parë për 2022.Ai ka zgjuar interesimin e shumë klubeve me paraqitjet te Empoli, kartoni i të cilit vlerësohet 10 milionë euro.

Nga Italia raportohet se Bajrami mund të lërë në verë Empolin dhe klubi më i interesuar është Sassuolo, derisa interesim ka shfaqur edhe Cagliari.

Këtë sezon ai numëron 7 gola dhe katër asiste në 20 paraqitje në të gjitha garat

(Kosova Sot Online )