Vitet e arta i kishte në Premierligë, Coutinho kthehet atje ku dhuroi spektakël – golat më të mirë!

  • S.A /
  • 07 January 2022 - 11:28
Vitet e arta i kishte në Premierligë, Coutinho kthehet atje ku dhuroi spektakël – golat më të mirë!

Philippe Coutinho do të shijojë sërish Premierligën.

Edhe zyrtarisht, ai është larguar nga Barcelona. Klubi ka konfirmuar se ka arritur marrëveshje me Aston Villën për huazimin e 29-vjeçarit deri në fund të sezonit.

Gjithashtu, Aston villa ka të drejtën e blerjes në fund të edicionit 2021/22.

Ky është një hap i madh për Coutinhon pas dështimit te Barcelona, por edhe në huazim te Bayerni ku gjithashtu nuk tregoi ato që bënte në Premierligë.

Ai vitet e arta i pati në Premierligë me Liverpoolin ku kishte shënuar 54 gola në 201 paraqitje dhe kishte dhuruar shumë.

Më poshtë keni disa nga momentet dhe golat më të mirë të Coutinhos në Angli…..

https://gorilla.cdnja.co/v/ga/GA0qO.mp4?token=VLPE7LAgvyJD4pA60Iq7BQ&expires=1641553421 asiste.

https://gorilla.cdnja.co/v/ra/RAy5X.mp4?token=Y2iua2LUefsZYiCZlMMYjA&expires=1641553421

(Kosova Sot Online )