Manchester City kalon lehtësisht në rrethin tjetër të FA Cup

  • A.P /
  • 07 January 2022 - 23:00
Manchester City kalon lehtësisht në rrethin tjetër të FA Cup

Manchester City ka kaluar me sukses në raundin tjetër të Kupës FA. “Citizens” fituan me lehtësi 1:4 ndaj Swindonit sonte në 1/31 e finales së kësaj gare.

Bernardo Silva e hapi llogarinë e golave për mysafirët në minutën e 14-të të ndeshjes.

Gabriel Jesus e dyfishoi epërsinë në minutën e 28-të, e që ishte epilogu i pjesës së parë.

Në të dytën pamë edhe tre gola tjerë dhe një penallti të humbur.

Fillimisht, Gundogan e trefishoi epërsinë në minutën e 59-të, ndërsa tre minuta më vonë Gabriel Jesus e humbi penalltinë.

Vendasit treguan shenja jete në minutën e 78-të, kur McKirdy shënoi për 1:3.

Katër minuta më vonë talenti Palmer shënoi për 1:4, ndërsa paraprakisht kishte asistuar në golin e parë. 


(Kosova Sot Online)