Rashica në stol për ndeshjen e Norwichit në FA Cup

  • A.P /
  • 09 January 2022 - 14:11
Rashica në stol për ndeshjen e Norwichit në FA Cup

Janë publikuar formacionet zyrtare të ndeshjes mes Charlton dhe Norwich, e vlefshme për 1/32 e finales së FA Cup.

Pjesë e ekipit të Norwichit për këtë ndeshje është edhe Milot Rashica, megjithatë ai do të jetë në bankën rezervë.

Rashica kishte munguar në shumë ndeshje në përmbyllje të vitit të kaluar për shkak të një lëndimi që e pësoi.

Ai mungoi në gjithsej në gjashtë ndeshjet e fundit, duke qenë hendikep i madh për “Kanarinat”. 

(Kosova Sot Online)