Theo Hernandez “i tremb” ekipet e interesuara, i lidhur me Milanin

  • A.P /
  • 12 January 2022 - 16:45
Theo Hernandez “i tremb” ekipet e interesuara, i lidhur me Milanin

Mbrojtësi i majtë francez pritet ta nënshkruajë një kontratë të re me “Rossoneri”, do t’i rritet rroga

Theo Hernandez duket se është i lidhur ngushtë me Milanin.

Futbollisti francez pritet që shumë shpejt ta nënshkruajë një kontratë të re me gjigantin italian.

Lajmin e ka bërë të ditur portali italian “Calciomercato”.

Mbrojtësi i majtë aktualisht paguhet 1,5 milionë euro

Ndërsa, në kontratën e re rroga e tij do të jetë 4 milionë në vit, plus një tjetër përmes bonuseve.

Me vendimin për ta nënshkruar kontratën e re, Theo do t’i trembte klubet e interesuara për të.

Bëhet fjalë për Manchester Cityn, Chelsean e Paris Saint-Germainin.

Theo është sot njëri prej mbrojtësve të majtë më të mirë në botë sot. 

(Kosova Sot Online)