Ancelotti tregon se çfarë i tha i zemëruar Piques, që iu përgjigj: “Ne nuk e bëjmë kurrë këtë”

  • S.A /
  • 13 January 2022 - 10:02
Ancelotti tregon se çfarë i tha i zemëruar Piques, që iu përgjigj: “Ne nuk e bëjmë kurrë këtë”

Real Madridi është finalisti i parë në Superkupën e Spanjës. Los Blancos eliminuan Barcelonën në gjysmëfinale, duke e mundur 3-2 pas 120 minutave lojë. Ishte një ndeshje me shumë aksione e që dhuroi shumëçka në fushë. Po ashtu, kishte edhe debate, sidomos ai i Carlo Ancelottit me Gerard Pique.

Trajneri i Realit zbulon se çfarë ndodhi në të vërtetë.

“Isha i zemëruar me Piquen sepse ata nuk e larguan topin nga fusha kur Vinicius ishte i dëmtuar. I thash se ne e bëmë këtë në pjesën e parë kur njëri prej jush ishte i dëmtuar. Ai më tha: “ne nuk e bëjmë këtë”. Mirë që e dimë tani”, u shpreh Ancelotti. 

(Kosova Sot Online )