Ronaldo kërcënon Italinë: Do të jetë betejë e madhe, por në fund do të kualifikohemi ne

  • A.P /
  • 14 janar 2022 - 21:32
Ronaldo kërcënon Italinë: Do të jetë betejë e madhe, por në fund do të kualifikohemi ne

Sulmuesi i Manchester United, Cristiano Ronaldo, ka folur në një intervistë për ESPN Brazil për mundësitë që ka kombëtarja e tij për t’u kualifikuar në Kupën e Botës Katar 2022.

Ronaldo ka qëndruar me këmbë në tokë, duke pranuar se kualifikimi për në Katar nuk është i lehtë për kombëtaren e tij.

“Betejat e vërteta na presin dhe nuk do të jetë e lehtë t’i fitojmë. Do të ishte shumë e trishtueshme dhe e vështirë për t’u pranuar nëse nuk do të arrinim të kualifikoheshim për në Kupën e Botës” u shpreh 5 herë fituesi i Topit të Artë.

“Në futboll, ashtu si në jetë, ne kalojmë momente të vështira, por ajo që ka rëndësi është aftësia për t’i kaluar ato. Dhe ne e dimë se do të kemi ndeshje shumë të vështira, e para ajo me Turqinë. Nëse do të Arrijmë të fitojmë mendoj se do të kemi përballë Italinë. Do të jetë e vështirë, por e di që në mars do të jemi të përgatitur. Do të jetë një betejë e madhe për ne dhe shpresoj që tifozët ta shijojnë, por në fund do të kualifikohemi ne” përfundoi Ronaldo.

Portugalia do të përballet me Turqinë dhe nëse arrin të kualifikohet, përballë do të ketë fituesin e çiftit Itali-Maqedoni e Veriut.


(Kosova Sot Online)