Dënohen Milani dhe Atalanta

  • S.A /
  • 19 January 2022 - 10:51
Dënohen Milani dhe Atalanta

Federata e Futbollit e Italisë i ka dënuar me gjoba Milanin, Atalantën dhe Genoan, pas ndeshjeve të xhiros së kaluar në Serie A. Atalanta u gjobit me 10 mijë euro, pasi tifozët e saj bënë thirrje raciste ndaj sulmuesit të Interit, Edin Dzeko, gjatë barazimit pa gola në fundjavë. Thirrjet raciste erdhën nga Curva Nord, tifozët ultras të Atalantës, të cilëve 35-vjeçari iu përgjigj me gjeste.

Ndërkohë, Milani u gjobit me 3 mijë euro, pasi tifozët kuqezinj hodhën shishe të plastikes në fushë në humbjen 2:1 kundër Spezias në San Siro. Ndërsa Genoa u gjobit me 5 mijë euro, pasi lojtarët e saj e vonuan qëllimisht fillimin e ndeshjen për tre minuta dhe fillimin e pjesës së dytë për pesë minuta. 

(Kosova Sot Online )