Tradhtia ndaj shtetit ka emër e mbiemër, 23 vite kanë kaluar dhe për krimet e luftës në Kosovë përgjegjësia mbetet e paadresuar!

Tradhtia ndaj shtetit ka emër e mbiemër, 23 vite kanë kaluar dhe për krimet e luftës në Kosovë përgjegjësia mbetet e paadresuar!
Tradhtia ndaj shtetit ka emër e mbiemër, 23 vite kanë kaluar dhe për krimet e luftës në Kosovë përgjegjësia mbetet e paadresuar!

Dardan Grapci

  • 19 January 2022 - 07:53

Shkruan: ANALISTI – Dardan Grapci

Ish-Qeveritë e kaluara, qeveritarët e të gjitha lidhjeve të partneriteteve në koalicione edhe kriminale , janë fajtorët kryesor pse për dy dekada asnjëherë nuk kanë kërkuar nga Serbia, llogari për krimin, dëmshpërblim për shkatërrimin e mbi 70% të Kosovës, ku ndër to ka pase objekte, shtëpi banimi , lokale, fabrika e paisje etj.

-Ata që na qeverisën deri tash për më shumë se dy dekada këtë nuk e bënë asnjë padi kundër shtetit serb sepse ishin të frikësuar si njerëz të shantazhuar. Kjo ishte arsyeja e vetme pse asnjëherë ish-qeveritaret e atëhershëm nuk e kanë marrë guximin që të kërkojnë nga Serbia trupat e vrarëve të cilët edhe sot e kësaj dite mbeten mister se ku gjenden, ku askush ende nuk po e merr guximin që të kërkojë llogari dhe zbardhjen e fatit të tyre nga Serbia.

Adresimi i krimeve dhe gjenocidit që e kanë bërë ushtria serbe në Kosovë, është dashur të ndodhë menjëherë pas shpalljes së Kosove si shtet, por kanë bërë pazare me politikanët Serb për interesat e tyre personale dhe marrëveshje makabre për ndarjen e Kosovës. Në bisedimet në mes të Kosovës dhe Serbisë duhet urgjentisht që të flasin së pari për këto gjëra. Me këtë obligim duhet ta ngarkojnë qeverinë vetë deputetët e Kuvendit të Kosovës, si dhe mos të kenë frikë para Serbisë, por le të kërkojnë drejtësi edhe atë para ndërkombëtarëve që do të jenë prezent në këto bisedime.

Masakra e Reçakut dhe masakrat tjera të përmasave të ngjashme, nuk kanë qenë një loje, por kanë qenë një luftë kundër popullatës civile dhe kundër vlerave njerëzore, prandaj mos të shkelin mbi trupat e tyre me gënjeshtra, por le të fillojmë njëherë e mirë që këto masakra të denoncohen dhe përgjegjësit të dënohen nga ndërkombëtarët.

Madje duhet të kërkohet edhe arrestimi i atyre ish urdhërdhënësve dhe ushtarëve serb pjesëmarrës në këto masakra të cilët i kanë bërë këto vrasje e shkatrrime vrastare!.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".