Muriqin e duan edhe në Francë

  • A.P /
  • 19 January 2022 - 15:12
Muriqin e duan edhe në Francë

Sulmuesi kosovar është bërë objektiv i klubeve angleze dhe atyre turke, tash e kërkojnë edhe në Ligue 1

Vedat Muriqi është me një këmbë jashtë Lazios.

Sulmuesi kosovar pritet të largohet këtë muaj nga kryeqyteti italian.

Ai luajti mbrëmë si titullar në Kupën e Italisë dhe përsëri i mungoi goli.

Për një vit e gjysmë, ai i ka realizuar vetëm dy gola në fanellën e “Biancocelesti”.

E Lazio është lodhur duke pritur dhe tash ka vendosur ta shesë atë përfundimisht.

Siç dihet, Muriqin e duan klubet turke, Galatasaray dhe Fenerbahçe.

Në Angli, pëlqim për të kanë shfaqur Leeds United, Hull City dhe West Bromwich Albion.

Ndërsa, është hedhur poshtë mundësia që ai të përfundojë në CSKA Moskë.

Por, mediumi italian “Corriere dello Sport” e ka zbuluar sot pistën tjetër të mundshme të prizrenasit.

Ky medium raporton se në garë për përfaqësuesin kosovar është futur Saiont-Etienne i Francës.

Pra, nuk përjashtohet mundësia që Muriqi t’ju bashkohet në Ligue 1 futbollistëve të tjerë kosovarë si Zhegrova, Berisha, Zeneli e Shaqiri.

(Kosova Sot Online)