Presion marramendës nga klubi dhe Xavi për Dembelen: “Ose do të rinovojë tani, ose do ta largojmë në janar”

  • A.P /
  • 19 January 2022 - 16:42
Presion marramendës nga klubi dhe Xavi për Dembelen: “Ose do të rinovojë tani, ose do ta largojmë në janar”

Ousmane Dembele i ka vetëm disa ditë që të vendosë për të ardhmen.

Barcelona dhe Xavi janë duke i bërë presion të hatashëm futbollistit që të nënshkruajë rinovimin e kontratës dhe nëse nuk e bën, ai do të largohet deri në fund të afatit kalimtar të janarit.

“Mesazhi është i qartë.  Ousmane Dembele duhet të nënshkruajë një kontratë të re ose ne gjejmë një mënyrë për ta shitur atë në janar. Asnjë rrugë tjetër. Unë gjithashtu pyes veten pse agjenti po flet ashtu, nga ana tjetër, më thotë se dëshiron të qëndrojë. Nuk mund ta kuptoj. Nuk mendoj ta dërgoj në tribuna. Ai thotë se dëshiron të qëndrojë, por më pas nuk firmos”, ka theksuar tekniku spanjoll.

(Kosova Sot Online)