Talenti shqiptar, Kristjan Asllani starton kundër Interit në “Giuseppe Meazza”

  • A.P /
  • 19 January 2022 - 20:20
Talenti shqiptar, Kristjan Asllani starton kundër Interit në “Giuseppe Meazza”

Janë publikuar formacionet zyrtare për sfidën mes Interit dhe Empolit, në kuadër të Kupës së Italisë.

Simone Inzaghi ka bërë disa ndryshime për takimin që starton nga ora 21:00 në “Giuseppe Meazza.

Talenti shqiptar, Kristjan Asllani, starton për Empolin kundër Interit.

Ai është vetëm 19-vjeçar, një tjetër talent që po rritet për Kombëtaren shqiptare.

(Kosova Sot Online)