Përfundon ultimatumi i Barcelonës për Dembelen, lojtari do të shitet brenda janarit

  • S.A /
  • 20 January 2022 - 10:48
Përfundon ultimatumi i Barcelonës për Dembelen, lojtari do të shitet brenda janarit

Ousmane Dembele nuk do të rinovojë kontratën e tij me Barcelonën. Sulmuesi francez është futur në vitin e fundit të kontratës me katalunasit dhe nuk ka pranuar rinovimin e saj. Barcelona i ka ofruar një kontratë të re francezit dhe i dha ultimatum që të rinovojë atë, ultimatum që zgjati 48 orë. Mirëpo ky ultimatum i klubit katalunas ka përfunduar dhe Dembele ka vendosur që mos ta vazhdojë kontratën.

Tani gjiganti katalunas e ka të qartë se brenda afatit kalimtar të janarit duhet të gjejë një skuadër që do ta blejë sulmuesin anësorë. Drejtori i Barcelonës, Mateu Alemany ka folur për çështjen e francezit, duke thënë se ai nuk do të rinovojë dhe duhet të largohet nga klubi brenda janarit..“Është e qartë se Dembele nuk dëshiron të vazhdojë me Barcelonvn. Ai nuk dëshiron të jetë pjesë e projektit tonë”. “Ne i kemi thënë tanimë Dembeles se duhet të largohet menjëherë. Presim që Ousmane të shitet para datës 31 janar”, ka deklaruar Alemany. 

(Kosova Sot Online )