Ylli i Milanit: Në San Siro e gjeta vetëbesimin që Real Madridi s’ma dha kurrë

  • E.K /
  • 20 January 2022 - 13:44
Ylli i Milanit: Në San Siro e gjeta vetëbesimin që Real Madridi s’ma dha kurrë

Mbrojtësi i Milanit, Theo Hernandez, ka thënë se në Real Madridi nuk kishte arritur ta fitonte asnjëherë vetëbesimin që tani po e ndien duke luajtur në San Siro.

Hernandez iu bashkua kuqezinjve nga Real Madridi për 20 milionë euro në verën e vitit 2019.

Në Santiago Bernabeu, Theu nuk ishte titullar i rregullt por tani në Milan ai është bëri njëri prej lojtarëve më të mirë të krahut të majtë në Evropë.

24-vjeçari i ka shënuar 19 gola në 105 paraqitje për gjigantin e Serie A dhe pritet ta vazhdojë marrëveshje me të deri në vitin 2026.

“Në Real Madrid, më mungonte vetëbesimi për të luajtur lirshëm dhe për të shkuar përpara, por në Milan e kam këtë vetëbesim”, tha Hernandez.

“Këtu mund të lidhem më mirë me sulmuesit. Më pëlqen të të sulmoj dhe të shkoj përpara. Tani luaj me më shumë liri për të shënuar dhe për të asistuar më shumë”, shtoi ai.

(Kosova Sot Online)