Arsenal e Liverpooli e kërkojnë finalen e madhe

  • A.P /
  • 20 January 2022 - 19:58
Arsenal e Liverpooli e kërkojnë finalen e madhe

Janë publikuar formacionet zyrtare për sfidën mes Arsenalit dhe Liverpoolit.

Arsenali dhe Liverpooli do ta kërkojnë sonte kualifikimin në finale të Carabao Cup.

Dy gjigantët e futbollit anglez do të përballen në mes vete në ndeshjen e kthimit gjysmëfinale.

Dueli i parë gjysmëfinal i Kupës së Ligës së Anglisë në “Anfield Road” kishte përfunduar baras, 0:0.

Në atë takim, të zhvilluar mesjavën e kaluar, me karton të kuq ishte ndëshkuar futbollisti kosovar, Granit Xhaka, i cili rrjedhimisht do të mungojë sonte.

Por, “Gunners” ishin mbajtur deri në fund pa pësuar gol

E tash, ata do ta kërkojnë kualifikimin në finale, në ndeshjen që do të luhet në “Emirates Stadium”.

Por, edhe “Reds” e synojnë finalen e madhe, ku do t’i priste Chelsea më 27 shkurt.

Ndeshja e sontme ndërmjet Arsenalit dhe Liverpoolit do të fillojë në orën 20:45.

(Kosova Sot Online)