De Ligt ka një çmim… dhe tri oferta!

  • E.K /
  • 21 January 2022 - 14:57
De Ligt ka një çmim… dhe tri oferta!

Matthijs de Ligt kushton 65 milionë euro. E duan Bayern, Chelsea e Barcelona.

Sipas ‘La Repubblica’, agjenti i lojtarit, Mino Raiola, ka qenë vazhdimisht në bisedime me Barcelonën dhe ia ka bërë me dije se çmimi fillestar i De Ligt është 65 milionë euro.

Mbrojtësi holandez s’e ka gjetur veten në Torino.

Përveç Barcelonës, atë e duan edhe Bayern Munich dhe Chelsea, që gjithashtu duhet të paguajnë së paku 65 milionë euro nëse duan shërbimet e 22-vjeçarit.

Pavarësisht çmimit, ‘La Repubblica’ raporton se Xavi Hernandez e sheh De Ligtin si shtyllën e mbrojtjes së tij për të ndërtuar një skuadër konkurruese në një të ardhme të afërt.

(Kosova Sot Online)