Sterlingut nuk iu realizua dëshira

  • A.P /
  • 21 January 2022 - 15:08
Sterlingut nuk iu realizua dëshira

Raheem Sterling shpresonte të luajë në “Camp Nou”, por atje përfundoi shoku i tij, Ferran Torres.

The Athletic raporton se Raheem Sterling ishte i etur për t’iu bashkuar Barcelonës në formë huazimi kur u shfaq interesimi e gjigantit të La Ligës.

Sido që të jetë, Sterling ende shpreson që të largohet nga Manchester City në afatin kalimtar të janarit, pas Ferran Torres që u largua nga “Etihad” për të shkuar në “Camp Nou”.

Sterling nuk i ka raportet e mira me Pep Guardiolën dhe herët apo vonë, edhe nëse jo në Barcelonë, ai do të ndërrojë skuadër. 

(Kosova Sot Online)