Tottenhami ia mësyn Kessiet

  • A.P /
  • 21 January 2022 - 16:42
Tottenhami ia mësyn Kessiet

“Spurs” synojnë ta transferojnë gjatë këtij muaji mesfushorin nga Bregu i Fildishtë, të cilit do t’i skadojë kontrata me Milanin pas gjashtë muajsh

Tottenhami ia ka vënë syrin Franck Kessiet.

Për këtë siguron mediumi britanik “The Telegraph”.

Mesfushori kualitativ ka hyrë në gjashtë muajt e fundit të kontratës me Milanin.

Futbollisti nga Bregu i Fildishtë nuk ka arritur marrëveshje me Kuqezinjtë për vazhdimin e bashkëpunimit.

Prandaj, largimi i tij nga “San Siro” duket të jetë i pashmangshëm, përcjell “Gazeta Express”.

Dhe, klubi anglez synon ta transferojë atë qysh këtë muaj.

Trajneri Antonio Conte ua ka kërkuar Kessien drejtuesve të klubit pasi ka simpati të madhe për të.

Tottenhami është i gatshëm të paguajë para për t’i siguruar shërbimet e futbollistit luftarak.

E Milani, i vetëdijshëm se gjatë verës mund ta humbasë lojtarin pa para, mund ta shesë atë gjatë janarit. 

(Kosova Sot Online)