Man Utd – Ronaldo, diskutojnë për të ardhmen

  • A.P /
  • 21 janar 2022 - 16:57
Man Utd – Ronaldo, diskutojnë për të ardhmen

Drejtuesit e “Djajve të Kuq” dhe futbollisti portugez do të takohen për ta vendosur të ardhmen e “CR7”

E ardhmja e Cristiano Ronaldos do të vendoset shumë shpejt.

Në fakt, drejtuesit e klubit kanë planifikuar të takohen me futbollistin portugez në javët në vazhdim.

Për këtë siguron mediumi britanik “Daily Star”.

Shefi ekzekutiv i klubit, Richard Arnold do ta takojë personalisht 36 vjeçarin

Nëse Man Utd nuk arrin të kualifikohet në Ligën e Kampionëve për sezonin tjetër, gjërat do të vështirësohen.

Kjo pasi pesë herë fituesi i Topit të Artë nuk do të qëndronte në një klub që s’luan në Champions.

Ronaldo e shfaqi pakënaqësinë e tij kur u zëvendësua në mesjavë në fitoren ndaj Brentfordit.

Natyrisht, dëshirë e klubit është që ta vazhdojë bashkëpunimin me ish-futbollistin e Sporting Lisbonës, Real Madridit dhe të Juventusit.

(Kosova Sot Online)